Nuk ka fitues në derbin e Stambollit, Fernerbahçe-Galatasaray mbyllet në barazim

02/12/2025 00:59

Në “Chobani Stadium”, ndeshja u mbyll me shifrat 1-1, me Galatasarayn që e mban vendin e parë në tabelën e renditjes.

Derbi i madh turk mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt është mbyllur me barazim. Ishte skuadra mike ajo që shënoi e para në minutën e 27-të. Leroy Sane shënoi pas një goditje jashtë zonës, e cila u devijua nga mbrojtësi i Fenerbahçes. Vendasit rikthyen barazpeshën në minutën e 44-të fillimisht, por goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë nga Milan Skriniar. Me pjesën e parë që u mbyll pa gola të tjerë.

Gjithësesi kur dukej se Gallata po merrte një fitore të madhe, Fenerbahçe arrin t’i ndëshkojë në fund për të evituar humbjen dhe rikthyer barazpeshën që i ndau nga një pikë ekipeve. Ishte Jhon Duran që shënoi për 1-1, një gol të bukur me kokë. Kështu, Galatasaray mbetet i pari me 33 pikë, një pikë më shumë se Feneri në vendin e dytë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta