Kupa e Gjermanisë/ Bayer Leverkusen merr revanshin ndaj Dortmundit dhe eliminon në 1/8 e finaleve 02/12 23:21
“Maratonomaku” Ramadani. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që luan me Leçen në kampionatin italian është lojtari që ka vrapuar më shumë deri në këtë pikë të sezonit në Serie A.
Sipas statistikave të publikuara nga faqja zyrtare e Serie A, Ramadani ka përshkruar 151.7 km në fushë deri më tani dhe zë vendin e parë në këtë renditje specifike, i ndjekur nga Di Lorenco i Napolit me 148.4 km Karlstrom i Udinezes me 147.7 km.
29-vjeçari shqiptar është një nga “shtyllat” e Leçes në mesin e fushës. Këtë sezon ai ka luajtur si titullar në 13 nga 15 ndeshjet në të gjitha kompeticionet dhe ka koleksionuar 1,144 minuta në total.

Top Channel