“Mogherini do vinte nesër në Tiranë”, Berisha nis turin e “Foltoreve”: Problemi është se ne…

02/12/2025 19:36

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka nisur turin e “Foltoreve” mbrëmjen e kësaj të marte, teksa nuk la pa përmendur as arrestimin e shefes së Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

“Regjim që në fakt ka shkretuar këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e tij. Regjim që ka sjellë këtë komb në mënyrë absolute para alternativës të jesh apo të mos jesh. Kjo sepse nga një komb ndër më të rinjtë në Europë dhe në botë që ishim vetëm pak dekada më parë, sot jemi kombi me numrin e lindjeve që kishim 100 vite më parë kur ishim gjithsej 700 mijë banorë.

Sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të largimit të të rinjve tanë nga Shqipëria.
Sot jemi kombi që nga viti 2018 gjer sot, vdekjet dominojnë shumë mbi lindjet. Dhe në këtë trend, në këtë rrokullisje, kombi shqiptar ka për fat reduktimin e gjysmë milionë e mos më shumë. Pse u ndala në këtë moment?

U ndala në këtë moment për të theksuar se jetojmë në një sistem diktatorial, i cili e ka pranuar pluralizmin, se ja ku jemi parti politike, nuk e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe ligje, por e shtyp pa princip, e shtyp dhe i ngushton hapësirën me të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet.

Dhe në këtë mënyrë, ai vazhdon të bazohet në dy shtylla kryesore. Bazohet në drogën.

Miqtë e mi, duhet t’u them këtu se kombi në ekzistencën e tij nuk ka pasur faktor më shfarosës se sa droga. Çfarë ndodhi me ne?

Në vitin 2015, Edi Rama mbolli nga Pogoni gjer në Koshuticë në thellësi të Alpeve, me mijëra parcela kanabis.

U krijua një fond miliarda eurosh parash të nëndheshme. Po çfarë ndodhi? Policia u zhyt e tëra në drogë. Ligji u zhyt i tëri në drogë. Shqipëria humbi ligjin.

Shqipëria hodhi në një vit, ndoshta si asnjë vend tjetër në histori, themelet e narkoshtetit, të cilit po i marr sot me disa elementë kanë shtrirë përdhe euron, e kanë ulur atë me 30-35 përqind.

Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse eksportet falimentuan. Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse prodhimi industrial ra.

Me qindra mijëra familje që jetojnë me ato remitanca marrin prej vitesh 30 përqind më pak për shkak të zhvlerësimit të euros.

Imagjinoni ju një njeri me 6 miliardë euro që vjen nga errësira e errësirës, siç është Frank Çopja, që i përdor ato kundër jush, kundër vendeve të punës tuaj, i përdor për të blerë zgjedhjet, i përdor ato për të investuar aty ku do dhe nuk duhet.

Ja ku janë kullat miq. Kullat janë të pashitura shumica. Jo, i kanë blerë çunat e drogës dhe i lënë ashtu, i lënë aty.

Pra, çfarë është kjo para? Kjo para toksike more miqtë e mi, kjo i përzë fëmijët tanë, djemtë tanë, vajzat tona nga Shqipëria.

Kjo është njëra anë. Për të mos thënë tjetrën që vret kudo, vret në aeroport, vret kudo. Atë shtet të brishtë, atë shtet ia fali krimit Edi Rama. Dhe sundon me krimin.

Mirëpo në rrafshin politik, kush e pësoi nga kjo? Opozita e pëson sepse i gjithë ky potencial bie mbi opozitën.

Problemi është se ne vinim nga një sistem diktatorial, kaluam në një sistem demokratik dhe kjo ndodhte para syve tanë pa e kuptuar se çfarë po ndodh.

Mediat u vunë të gjitha në kontroll, 90 përqind thonë raportet ndërkombëtare, nën kontrollin e qeverisë. Kjo do të thotë helmim mediatik ditë e natë për qytetarët.

Helmim në kuptimin e mashtrimit, manipulimit, fshehjes së të vërtetave dhe servirjes së gënjeshtrave nga mëngjesi gjer në darkë. Kjo do të thotë para e pafundme për të korruptuar cilindo.

Cilido nuk është i korruptueshëm, por për të korruptuar sa më shumë brenda dhe jashtë vendit njerëz.
Kjo është e vërteta.

Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte“, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta