Do të lidhë qytetet kryesore, Norvegjia nis ndërtimin e tunelit nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë Një ligj i ri i konfliktit të interesit të hartuar nga ILDKPI, por i propozuar në Kuvend nga dy deputetë të maxhorancës, ka shtuar skepticizmin e kolegëve të tyre në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha se me ligjin e ri, çdo punonjës publik, do të ndalohet të ushtrojë profesione në fusha të tjera.
“Zyrtari do ndalohet të ushtrojë profesionin e tij në fusha të tjera. Kjo për mendimin tim në shumë sektorë të vendit do jetë vrastare. Si mund të vëmë ne kufizime që një pedagog të mos ushtrojë profesionin e mjekut, si të kufizojmë një pedagog që të mos ushtrojë detyrën e konsulentit, që të mos jetë në bordin e një ndërmarrje. Kaq është Shqipëria, kaq pak njerëz ka me nivel intelektual. Sot po do të kesh zhvillim e progres, nëse nuk është i lidhur institucioni shtetëror me atë privat, ka mbaruar. Janë si dituria e makinave që mësonim ne në shkollë, kur nuk kishim makina”, tha Gjiknuri.
Sipas tij “kjo duhet parë se mund të dalë me probleme më vonë. Ka një kufizim aty që nuk u lejohen të ushtrojnë profesionin e licencuar. Një ekspert ekonomie si mund të mos jetë edhe pedagog edhe audit. Është tjetër gjë kufizimi me vendimmarrjen e institucionit publik. Si mund ti them një avokati që të jesh pedagog duhet të lësh licencën e avokatit. Kjo është absurde”.
Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, i cili tha se përpara miratimit të ligjit, duhet të dëgjohen edhe grupet e interesit.
Top Channel