EMRI/ Dhunohet rëndë një person në Lezhë, disa persona e nxjerrin nga mjeti dhe e godasin me sende të forta. Niset drejt Traumës
Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Vjenës, për të marrë pjesë në Konferencën “Time to decide Europe 2025”.
Kreu i qeverisë shqiptare ishte i ftuar nderi për të drejtuar një nga panelet e konferencës, që shqyrton çështje mbi të ardhmen e Evropës.
“Në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, e ku ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkruan kryeministri Rama, teksa publikon pamjet nga Vjena.
Top Channel