Klaudia Hila rrëfen emocionet e jetës në “Ftesë në 5”, lot për babain e ndjerë dhe motrën që po lufton për jetën

02/12/2025 20:25

Regjisorja e njohur e Teatrit të Kukullave, Klaudia Hila, ishte e ftuar këtë të martë në programin “Ftesë në 5” me Bieta Sulo, ku ndau disa prej momenteve të jetës personale e profesionale.

Me një karrierë 28-vjeçare, Klaudia ka krijuar botë magjike për fëmijët, skena ku kukullat flasin e prekin zemrat. Por pas gjithë këtij krijimi artistik, ajo mbart edhe histori të forta personale.

Gjatë intervistës, Klaudia u ndal te humbja e babait, i cili është ndarë nga jeta 23 vite më parë.  Ajo tregoi se lidhja me të mbetet po aq e gjallë sa dikur.

“Nuk dal nga shtëpia pa puthur foton e tij çdo mëngjes. Ai më del në ëndërr dhe më zgjidh çdo problem…”, u shpreh ajo mes lotësh.

Një nga pengjet më të mëdha të saj mbetet fakti që babai nuk pati mundësi të bëjë një foto me vajzën e saj të vogël, gjë që e ka shoqëruar ndër vite me një ndjesi mungese.

Një surprizë e bukur për të ishte dhe një surprizë nga dy vajzat e saj, Meril dhe Ketlin.

Klaudia foli gjithashtu për raportin e veçantë me motrën, e cila prej kohësh po përballet me sfida shëndetësore.

Por edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, motra e saj kishte disa fjalë zemre për të, ku me anë të një videomesazhi do t’i shprehte Klaudias dashurinë e saj… Kjo surprizë e papritur e përloti regjisoren.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta