Francë, u bë objekt i dhunës së tifozëve, ish futbollisti i Atalantës nuk do që të luajë më me Nice

02/12/2025 14:12

Jeremy Boga nuk ka ndërmend të kthehet të luajë më me Nice në kampionatin francez të futbollit, skuadër me të cilën ai është bashkuar në vitin 2023.

Lajmi bëhet i ditur nga RMC Sport, një ditë pas ngjarjes së rëndë të dhunës së pësuar nga ish futbollisti i Atalantës, bashkë me shokun e tij të skuadrës Terem Moffi nga një grup tifozësh shumë të zemëruar

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në në portën e qendrës sportive të klubit kur skuadra u kthye nga transferta e Lorient ku kishte pësuar humbjen e 6 radhazi. Aty e pristë një grup prej 400 tifozësh ultras të tërbuar që vunë në shënjestër dy futbollistët, por edhe Drejtorin sportiv Florian Maurice me shkelma, grushta, pështyma dhe fyerje raciste.

Boga dhe Moffi kanë bërë menjëherë denoncim duke fituar edhe ndërprerjen e përkohshme të punës me 5 ditë për shkak të traumës së pësuar. Por tani synimi i Jeremy Boga është të largohet nga Nice përgjithmonë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta