Ed Sheeran u pa duke ecur fshehurazi në Paris të martën, pak ditë pas publikimit të versionit deluxe të albumit të tij të fundit, “Play”, që përfshin 14 këngë shtesë.

Disa nga këngët duket se i referohen vështirësive në martesën e tij shtatëvjeçare me gruan, Cherry Seaborn, duke nxitur spekulime te fansat për një krizë të mundshme.

Në këngë si “Skeletons”, “Technicolor”, dhe “Satellite”, Ed përshkruan grindje të vonshme nate, ndjenja fajësie dhe përpjekje për të rregulluar marrëdhënien.

Ai gjithashtu përmend sfidat e mëparshme, përfshirë diagnostikimin e kancerit të Cherry-t në shkurt 2022, kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.

Ed, 34 vjeç, dhe Cherry, janë prindër të Lyra, pesë vjeçe, dhe Jupiter, tre vjeç. Çifti u njoh që në fëmijëri në Suffolk, Angli, filloi lidhjen në 2015 dhe u martua fshehtas në një ceremoni të vogël në fund të vitit 2018, të konfirmuar për publikun vetëm në 2019.

Kënga dhe lirikët e reja kanë ngritur shqetësime tek fansat, të cilët frikësohen se martesa e çiftit mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta