Vrasja në Elbasan, Anila Hoxha jep detaje të forta në ‘Top Story’: Iu kontrollua banesa dhe zhduku dozat e drogës në tualet…
Në “Top Story” teksa komentoi urimin e sekretarit Marco Rubio për pavarësinë e Shqipërisë, gazetari Fitim Zekthi ‘zbërtheu mesazhin’ e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, Amerika në mesazhet e saj e ka zëvendësuar tog-fjalësin luftë kundër terrorizmit, me luftën kundër trafikut të drogës. Zekthi tha se Shqipëria është një nga nyjet e trafikut të drogës dhe SHBA e ka përparësi tashme këtë ‘luftë’.
“Unë shoh që tog-fjalëshi i luftës kundër terrorizmit i përdorur për shumë vite, tashmë është zëvendësuar luftën ndaj grupeve kriminale. Është fokusi i ri i administratës amerikane në fokus së sigurisë së saj. Ata e kanë shumë të rëndësishme. Në një plan më të gjerë shohë se lufta ndaj karteleve, më anë të këtij instrumenti kërkojnë të, mbrojnë interesat e tyre kombëtare.
Shqipëria është pjesë e krimit ndërkombëtar, nga ato vende vjen në Shqipëri shkon në Europë. Shqipëria është një nyje dhe kërkojnë që Shqipëria ta luftojë fort”-u shpreh Zekthi.
Top Channel