“Katër kandidatë për kreun e SPAK, shpresoj mos të jenë të lidhur me krimin”/ Berisha: Video-përgjimi i Dritan Priftit? Ilir Meta mund të dijë më shumë se unë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë.
Kreu i qeverisë thotë se falë investimeve po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, në mënyrë që të ulet volumi që përfundon në landfill.
Punimet janë inspektuar nga ministri i Mjedisit, Sofjan Japupaj.
“Në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë, puna vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve dhe ku, falë investimeve, po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, për të ulur volumin që përfundon në landfill, teksa programi i edukimit mjedisor me nxënës dhe studentë po sjell një energji të re në arritjen e këtij objektivi Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspekton punën në terren.”, shkruan Rama krahas videos së postuar në rrjetin social Facebook.
Top Channel