Mario Balotelli më në fund merr “dëshminë e penalitetit” të pastër, akuzat dhe dënimet ndaj tij për shofer të pabindur dhe “alkolizuar”, përfunduan sot

01/12/2025 16:00

Mario Balotelli ka bërë paqe me drejtësinë italiane, pasi ka përfunduar me sukses periudhën e provës, duke çuar në shuarjen e plotë të akuzave ndaj tij për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit ishte përfshirë në një incident në Brescia në vjeshtën e vitit 2023, kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në mbrojtësen anësore të rrugës. Fatmirësisht, ai doli i padëmtuar nga përplasja, por refuzimi i tij për t’iu nënshtruar alkotestit solli hapjen e një procedimi penal.

Pas më shumë se dy vitesh, çështja u mbyll zyrtarisht më 1 dhjetor 2025. Gjykatësja e seancës paraprake në Brescia, Alessandra Sabatucci, vendosi të arkivojë dosjen, duke marrë parasysh raportin pozitiv të shoqatës “Bimbo chiama Bimbo”, pranë së cilës Balotelli kishte kryer aktivitet vullnetar si pjesë e programit të tij korrektues.

Falë angazhimit të tij dhe respektimit të plotë të kushteve të vendosura nga gjykata, Balotelli rezulton sot i pastër nga çdo akuzë. Ndërkohë, sulmuesi, aktualisht lojtar i lirë, shpreson të lërë pas këtë kapitull dhe të përqendrohet te e ardhmja, qoftë brenda apo jashtë fushës së futbollit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta