Sulmi hibrid në Lituani, BE-ja synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
Të hënën, Melania Trump zbuloi dekorimet e Krishtlindjeve të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2026.
Dekorimet e Shtëpisë së Bardhë të këtij viti përfshijnë elementë që lidhen me 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në 1776 dhe themelimin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa gjithashtu u bën homazh familjeve që kanë humbur një anëtar gjatë shërbimit aktiv ushtarak.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara përzgjodhi personalisht çdo detaj të dekorimit, me planifikimin që filloi muaj më parë.
“Shtëpia është aty ku është zemra. Këtë Krishtlindje, le të festojmë dashurinë që kemi brenda nesh dhe ta ndajmë atë me botën përreth nesh. Në fund të fundit, pavarësisht se ku ndodhemi, ne mund të krijojmë një shtëpi plot me mundësi të pafundme”, shkroi Melania në një postim.
Shikoni videon:
Home Is Where the Heart Is
AMERICA’S CHRISTMASThis Christmas, let’s celebrate the love we hold within ourselves and share it with the world around us. After all, wherever we are, we can create a home filled with endless possibilities. pic.twitter.com/VouZAtLpHU
— First Lady Melania Trump (@FLOTUS) December 1, 2025
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se Krishtlindjet janë një kohë për të festuar atë që i bën Shtetet e Bashkuara unike dhe se, ndërsa çdo shtëpi ka traditat e veta, vlerat e përbashkëta i bashkojnë amerikanët. “Në çdo komunitet, aktet e thjeshta të mirësisë pasqyrojnë frymën e qëndrueshme amerikane të bujarisë, patriotizmit dhe mirënjohjes”, thuhej në deklaratë.
Top Channel