Kim Kardashian është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi shfaqet në rolin e saj të ri në serialin “All’s Fair”.

Aktorja dhe biznesmenja 45-vjeçare tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj të sofistikuar, një robdeshambër mëndafshi, që kishte një dekolte të theksuar dhe një hapje të thellë në pjesën e poshtme.

Në postimin e saj, Kardashian pozon pranë producentit të serialit, Ryan Murphy, dhe e veshur me një robdeshambër të dizajnuar me finesë.

Kim Kardashian wearing a pink and brown kimono-style robe with a sparkling belt and high heels.

Veshja u shoqërua me taka me rripa, bizhuteri të çmuara dhe një model flokësh retro, të ngritura lart, duke e bërë pamjen plotësisht të veçantë. Fotoja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Rikthimi i Kardashian në ekran sjell gjithashtu kujtesën e një prej polemikave më të përfolura të karrierës së saj.

Kim Kardashian wearing a pink kimono with dark brown lining.

Në vitin 2019, Kim u kritikua ashpër për zgjedhjen e emrit “Kimono” për markën e saj të rrobave formësuese, duke u akuzuar për mungesë ndjeshmërie kulturore. Pas një vale të fortë reagimesh dhe thirrjesh publike, ajo e ndryshoi emrin në “SKIMS”, që më pas u shndërrua në një prej bizneseve të saj më të suksesshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta