Analiza / Kategoria Superiore, kampionati më “shterpë” i Europës
Barcelona fitoi në sfidën e së shtunës në Camp Nou me rezultatin 3-1 dhe tani është në krye të klasifikimit, por imazhi që ra më shumë në sy dhe u bë viral edhe në rrjetet sociale ishte ai i Hansi Flick i ulur në pankinë i trishtuar teksa bisedonte me Raphinhan që dukej sikur po e ngushëllonte.
Trajneri gjerman foli në konferencën për shtyp në lidhje me këtë moment duke dhënë shpjegimet e tij
‘Është kurioze kur shikon se gjithçka është thënë për atë imazh-tha Flick-nuk e di kush nisi të flasë për këtë. Isha i zhgënjyer sepse humbëm shumë topa dhe në fund në pankinë na u dhanë 2 kartona të kuq. Kur shënuam golin e tretë ndëshkuan Marcus Sorg me karton të kuq dhe unë po diskutpoja më të, është miku im, njeriu më i rëndësishëm që kam këtu dhe e kisha në mendjen time bisedën. Në pankinë e kam të nevojshme të shoh personat që më rrethojnë dhe që të kem mbështetjen e tyre. Doja të merrja pak ajër, nuk doja të shkoja menjëherë në dhomat e zhveshjes për të diskutuar, por jam mjaft i fortë për gjithçka do të sjellë sezoni, e di cfarë do të thotë për një klub si Barcelona dhe jam i përgatitur. Jam shumë i kënaqur që jam këtu’
Barcelona do të luajë ndaj Atletico Madrid në mbrëmjen e së martës,një sfidë kjo që është afruar së bashku me atë mes Athletic Bilbaos dhe Realit të Madridit, për shkak të ndeshjeve të Superkupës së Spanjës që do të luhen në fillimin e vitit tjetër
Top Channel