Një ngjarje e tmerrshme ndodhi në mbrëmjen e së dielës në Nice. Një grup prej 400 tifozësh sulmuan futbollistët e skuadrës së tyre pas humbjes me Lorient 3-1 në fushën e këtij të fundit, që ishte disfata e 6 radhazi për të.

Ajo që duhej të ishte një diskutim u shndërrua në një zënkë; futbollistët që u goditën më shumë ishin Jeremie Boga dhe Tarem Moffi që u goditën me shkelma në pjesët e poshtme të trupit, me grushta, u bënë objekt i fyerjeve raciste e madje edhe u pështynë.

Në një moment të parë, dy tifozë u ngjitën në autobusin e skuadrës duke shfaqur pakënaqësinë e tyre për rendimentin e skuadrës. Më pas futbollistët zbritën nga automjeti për të shkuar në kthetrat e tifozëve të tërbuar. Edhe stafi teknik u vu në shënjestrën e zemërimit të tifozëve me drejtorin sportive Florian Maurice që iu rezervua i njëjti ‘trajtim’ si futbollistëve

Ishte ky një sulm agresiv që shtyu dy futbollistët që të bëjnë denoncim  e për më tepër nuk u paraqitën në stërvitjen e kësaj të hëne teksa kishin marrë 5 ditë pushim për shkak të goditjeve të marra. Ndërkaq, klubi i Nice ka dalë me një komunikatë ku dënonte me forcë aktin e shëmtuar të tifozëve.

‘Të dielën, kur u kthyem nga Lorient, skuadra u prit nga një grup tifozësh te qendra stërvitore. Klubi e kupton frustrimin e shkaktuar nga paraqitjet e dobëta dhe që janë larg vlerave të tij, por incidentet e ndodhura gjatë këtij grumbullimi janë të papranueshme. Disa anëtare të klubit u vunë në shënjestër. Nice iu ofron atyre mbështetjen e plotë dhe dënon  në mënyrë kategorike akte të tilla’-lexohet në komunikatën e Nice.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta