Mbi 1.24 milionë tifozë do të udhëtojnë drejt SHBA vitin e ardhshëm për të ndjekur kampionatin botëror të futbollit me një mesatare prej 2 ndeshjesh për person. Hyrjet e të huajve në vend do të rriten me 60%, ndërsa të ardhurat e hoteleve do të rriten me 25%.

Specialistët e ‘Tourism Economics’ që bashkëpunon me Oxford Economics, analizuan impaktin që do të ketë kampionati në qytetet e SHBA, një prej vendeve organizatore të Botërorit që do të mbahet në 11 qershor deri në 19 korrik të vitit të ardhshëm

40% tifozë të huaj më shumë në stadiume

Një nga efektet më të dukshme të turneut në ekonominë amerikane është numri i vizitorëve që do të udhëtojnë në SHBA për të ndjekur ndeshjet e kampionatit, që sipas ekonomistëve vlerësohet të jetë mbi 1.24 milionë. 60% e këtyre udhëtimeve, e barabartë me 742 mijë vizitorë nuk do të ndërmerreshin nëse nuk do të ishte për Botërorin. Pritet që 40% e tifozëve në dstadiume të jenë të huaj. Të ardhurat e hoteleve, janë një tjetër tregues kryesor që përmendën specialistët. Më konkretisht, pritet që New York, Dallas dhe Miami, 3 nga qytetet që do të presin më shumë ndeshje, janë ato që do të përfitojnë me shumë. Të ardhurat për akomodim do të rriten me 2.5-7% në qershor të 2026 kur SHBA të mbajë shumicën e ndeshjeve. Nëse kësaj i shtojmë muajin korrik, kur vendi do të presë të gjitha ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalen, besohet se disa qytetet do të kenë një rritje vjetore të ardhurash 1-5% nga akomodimet

Argjentina, Brazili, Franca dhe Anglia, vendet me me shumë tifozë

Botërori 2026 do të jetë turneu më i madh në historinë e këtij kampionati, pasi do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra. Në SHBA do të zhvillohen 78 ndeshje nga 104 të programuara që përbën 75% të sfidave që janë në kalendar, me stadiume që kanë një kapacitet mesatar prej rreth 70 mijë vendesh të shpërndarë në 11 qytete me ‘MetLife Stadium’ në New Jersey/New York që do të presë finalen e madhe. Analiza thekson  se vendet që kanë më shumë tifozë e si pasoje do të kenë edhe një ndikim më të madh në ekonominë  e qyteteve pritëse amerikane janë Argjentina, Brazili, Franca dhe Anglia.  Por në këtë raport theksohet gjithashtu se suksesi i papritur i ndonjë skuadre më të vogël, mund të sjellë të ardhura akoma më të larta, pasi do të ketë një rritje të vizitorëve të atyre vendeve të cilët do të jenë përballë një mundësie  unike. Gjithsesi, nuk do të jetë e nevojshme të presim shortin e së premtes që do të hidhet në Ëashington për të pasur një ide më të qartë. Në 5 dhjetor do të përcaktohen grupet dhe do të mësohen qytetet që do të presin skuadrat më popullore. Edhe pse nuk dihen  ende emrat e disa skuadrave pjesëmarrëse  në Botërorin 2026, FIFA e ka kaluar shifrën e 1 milion biletave të shitura në muajin shtator, shifër së cilës i shtohet ajo e biletave të shitura në tetor, shifra e të cilave nuk është bërë publik akoma.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta