“Ajo më mban gjallë tani”, nëna e Shpat Kasapit mesazh të fortë për gruan e tij: Dha shpirt në kraharorin e Selvijes, mbi të u hodh edhe Roeli
Sipërmarrësja Teuta Doçi ishte e ftuar këtë të hënë në programin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulo ku rrëfeu disa nga sfidat e jetës së saj.
Mes emocionesh dhe buzëqeshjes që e karakterizon Teuta tregoi se në mes të vitit 2025 mori vesh se i ishte rikthyer sëmundja që e kishte lënë pas krahëve disa vite më parë.
“Nga mesi i vitit mora një vetëtimë që nuk e imagjinoja. M’u rikthye armiku i padukshëm dhe mora masat direkt. Këtë herë ndryshe nga hera e parë që u kurova në Shqipëri vendosa të ikja jashtë vendit”, tregoi ajo.
Mes emocioneve, ajo rrëfeu edhe momentet me fëmijët e saj dhe veçanërisht me djalin që çdo mëngjes i puthte dorën dhe i thoshte: “Mirëmëngjesi, mami”.
Gjithashtu Teuta kishte dhe një mesazh për të gjitha gratë të cilat kujdesen për çdo gjë në shtëpi, për të gjithë familjarët, por harrojnë të kujdesen për veten e tyre.
E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, se për çfarë do të ngrejë ajo dolli këtë fund vit, Teuta u shpreh: Për shëndetin, këtë fundvit do të ngre dolli vetëm për shëndetin.
Historia e Teutës nuk është thjesht një rrëfim sfidash. Është një dëshmi se njeriu mund të thyhet… por mund të ngrihet sërish më i fortë.
Top Channel