Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
Oscar Piastri vijon të dominojë Katarin, me pilotin australian që ka arritur të marrë dhe pole-position në Çmimin e Madh që do të zhvillohet të dielën.
Pasi triumfoi në Sprint, australiani dominoi dhe kualifikueset, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Lando Norris, dhe rivalin tjetër për titull, Max Verstappen, të cilët do të nisen nga vendi i dytë dhe i tretë.
Pas tyre vijnë dyshja e Mercedes, Russell-Antonelli, ndërsa Ferrari përjetoi një tjetër mbrëmje të hidhur, me Leclerc që do të niset nga vendi i 10-të, ndërsa Hamilton i 18-ti.
Norris kryeson momentalisht renditjen e pilotëve me 396 pikë, ndërsa pas tij vjen Piastri 374 pikë dhe i treti Verstappen me 371 pikë, ndërkohë që kanë mbetur vetëm dy gara.
Çmimi i Madh i Katarit do të zhvillohet të dielën në orën 17:00 dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel