Video/ Panik në Korçë, dueli Skënderbeu-Lushnja ndërpritet pas problemeve shëndetësore të një tifozi, transportohet me urgjencë në spital
28/11/2025 17:29
Dueli i Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Lushnjës është ndërprerë për disa minuta.
Arsyeja ishte gjendja shëndetësore e një tifozi, i cili u ndje keq në shkallët e stadiumit.
Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i dhënë atij ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë për në spital.
Top Channel