Video/ Como e Fabregasit vazhdon të ëndërrojë, mund Sassuolon dhe afrohet me zonën Champions

28/11/2025 22:46

Como vijon të jetë një surprizë e bukur këtë sezon në Serie A, me ekipin italian që synon të përjetojë ëndrrën europiane sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Fabregas mundi 2-0 Sassuolon në shtëpi, duke forcuar pozitat në vendin e 6-të me 24 pikë, po aq sa Interi e Bologna, një më pak se Milani dhe Napoli dhe tre më pak se Roma e vendit të parë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Sfida e luajtur në “Giuseppe Sinigaglia” foli vetëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14 me anë të Douvikas.

Goli i dytë erdhi nga Moreno në minutën e 54’, që vulosi fitoren e ekipit të Fabregas, që tashmë i ka synimet e qarta për pjesën e mbetur të sezonit.

REZULTATI:

Como 2-0 Sassuolo

Douvikas 14’, Moreno 53’

Goli i Douvikas (Video)

Goli i Morenos (Video)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta