La Liga vendos rekord të ri për të drejtat televizive, mbi 1 miliard euro në sezon
Në Turqi po rriten zërat se Real Madridi është gati të lëvizë për talentin turk Kenan Yildiz, me qëllimin për ta bashkuar atë në të njëjtin ekip me Arda Güler – një dyshe që tifozët turq e shohin si të ardhmen e futbollit të tyre.
Sipas mediave turke, trajneri i Real Madridit Xabi Alonso ka qenë prej kohësh i impresionuar nga sulmuesi 20-vjeçar i Juventusit. Alonso kishte tentuar të nënshkruante me Yildiz që në kohën kur drejtonte Bayer Leverkusen, por marrëveshja nuk u realizua.
Tani, me Alonso në krye të Madridit, besohet se ai dëshiron të rikthejë interesin dhe ta sjellë Yildiz në “Santiago Bernabéu”.
Në Torino, Juventus ka planifikuar fillimisht rinovimin e kontratës së Yıldiz, përpara se të hapë bisedimet me klubet e interesuara. Por deri tani, drejtuesit nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me babanë dhe menaxherin e lojtarit, Engin Yildiz.
Kjo situatë ka ngritur dyshime se një transferim i mundshëm në verë mund të bëhet realitet, veçanërisht nëse Real Madridi vendos të bëjë një ofertë zyrtare.
Në Turqi, bashkimi i Güler dhe Yildiz në Madrid po shikohet si skenari ideal, duke krijuar entuziazëm të madh për të ardhmen e dy prej talenteve më të mëdhenj të futbollit turk.
Top Channel