Probleme që rrezikojnë jetën e njerëzve/ Krizë në kompaninë ajrore Airbus, 6000 avionë duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme
Afganët që jetojnë në SHBA kanë dënuar sulmin vdekjeprurës tragjik të së mërkurës në Uashington DC, ndërsa theksojnë se i dyshuari, i cili u transferua në SHBA nga Afganistani katër vjet më parë, nuk i përfaqëson ata.
29-vjeçari Rahmanullah Lakanual, hyri në Amerikë sipas një programi që ofronte mbrojtje të posaçme për imigracionin për afganët që punonin me SHBA-në pas tërheqjes së trupave nga Afganistani në vitin 2021.
Anëtarja e Gardës Kombëtare Sarah Beckstrom, 20 vjeç, u vra në të shtënat e së mërkurës, dhe një koleg, Andrew Wolfe, 24 vjeç, thuhet se po lufton për jetën e tij.
Në përgjigje, Presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracionin nga afganët, ka urdhëruar një rishikim të kartave të gjelbra të lëshuara për individë nga 19 vende dhe ka kërcënuar me një goditje më të gjerë ndaj migrantëve nga ato që ai i quan “vende të botës së tretë”.
Koalicioni i Komunitetit Afgan të Shteteve të Bashkuara shprehu ngushëllimet për familjet e e të vrarës dhe plagosurit, duke bërë thirrje për një “hetim gjithëpërfshirës”, por duke i kërkuar qeverisë amerikane të mos vonojë ose pezullojë kërkesat e afganëve për emigracion.
“Njëzet vjet partneritet afgano-amerikan nuk duhet të harrohen“, thuhej në deklaratën e koalicionit, duke iu referuar përpjekjes prej dy-dekadash të nisur nga SHBA-të në vitin 2001 për të përmbysur sundimtarët talebanë të Afganistanit dhe për të vendosur sigurinë në vend.
Afganët që jetojnë në Amerikë i thanë BBC-së se ishin tmerruar nga sulmi në Uashington DC dhe theksuan se ishte akt i vetëm një personi.
Top Channel