VIDEO / Erdogan zbret në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes për t’i folur djemve të ekipit së përfaqësueses turke
Kampion i peshës së lehtë në UFC, Ilia Topuria, ka surprizuar botën e MMA-së duke njoftuar një pauzë të papritur dhe konfirmuar se nuk do të luftojë në tremujorin e parë të vitit 2026.
“Po kaloj një moment të vështirë në jetën time personale. Dua të përqendrohem te fëmijët e mi dhe të zgjidh këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi 28-vjeçari në rrjetin social X
Topuria, i pamposhtur deri tani, ka fituar titullin e peshës së lehtë në UFC 317 në qershor, duke nokautuar Charles Oliveira dhe duke u bërë kampion në dy divizione, pasi më parë kishte mbajtur titullin e peshës pendë.
Njoftimi i tij pason raportime mbi probleme në martesën me bashkëshorten Giorgina dhe një divorci të mundshëm. Ky vendim vjen gjithashtu në një moment kur UFC po përgatitet për UFC 324, ngjarja e parë me numër të Paramount+ në janar, ku Topuria ishte i lidhur me një mbrojtje të mundshme të titullit.
“Nuk dua të pengoj divizionin. UFC do të bëjë ndeshjet e nevojshme, dhe sapo të zgjidhen çështjet personale, do t’u tregoj se jam gati të kthehem,” shtoi Topuria.
Me kampionin jashtë aksionit, disa luftëtarë po pozicionohen për një shans ndaj titullit, përfshirë Paddy Pimblett, Justin Gaethje dhe Arman Tsarukyan.
Tsarukyan forcoi kandidaturën e tij duke dorëzuar Dan Hooker në UFC Qatar, ndërsa Pimblett vazhdon të kërkojë ndeshjen e pritur kundër Topurias, të cilën kampioni më parë e kishte konfirmuar si një duel të dëshiruar.
Ish-konkurrenti i tij, Max Holloway, tregoi mbështetjen për Topuria-n pas njoftimit: “Më vjen keq ta dëgjoj, kampion. E di çfarë do të thotë të luftosh duke mbrojtur fëmijët e tu. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.”
Aktualisht, UFC nuk ka bërë të ditur se si do të menaxhojë situatën e titullit gjatë mungesës së kampionit.
Top Channel