Besa rikthehet te fitorja në Kategorinë e Parë. Skuadra kavajase mposhti Korabin në ndeshjen e radhës në kampionat me rezultatin 3-1 duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Besa e zhbllokoi rezultatin  në minutën e 25 me golin e Spahiut duke marrë  avantazhin në 1-0. Vetëm 10 minuta më vonë, në të 35 minutë Spahiu shënoi sërish duke e cuar rezultatin në 2-0 për skuadrën kavajase dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Besa gjeti një tjetër gol, këtë radhë me Migonen për të cuar rezultatin në 3-0, ndërkohë që Korabi vetëm sa shënoi golin e nderit me Markun që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Pas kësaj fitoreje, Besa shkon në kuotën e 14 pikëve duke ngjitur shkallët e renditjes për të shkuar në vendin e 8.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta