Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Pogradec.

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 5 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ishte endacak dhe dyshohet se është rrëzuar pas një infarkti çka ka sjellë vdekjen e tij. Nga ana e policisë po bëhen veprimet lidhur me ngjarjen, ku do të identifikohet viktima dhe do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Nuk përjashtohet mundësia që vdekja të ketë ardhur edhe për shkak të temperaturave të ulëta në juglindje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta