Ndeshja e dytë e javës së 13-të të Kategorisë së Parë solli plot 7 gola, por asnjë fitues.

Takimi i luajtur mes Skënderbeut dhe Lushnjës prodhoi tepër emocione në Korçë, ku në fund ata që triumfuan ishin “Ujqërit e Dëborës”.

Sfida nisi me ritëm të lartë, me miqtë që shënuan që në minutën e 2’ me Kamissoko. Vendasit reaguan shpejt dhe barazuan me Estrela në minutën e 14’, por pas dy minutash, ishte Kaçanolli që kaloi sërish në avantazh miqtë.

Abiodoun barazoi për herë të dytë sfidën në të 40’, por në fundin e fraksionit të parë, miqtë kaluan në avantazh për të tretën herë, kësaj radhe me një penallti të shndërruar në gol nga Ribaudo.

Pjesa e dytë prodhoi vetëm një gol, që u shënua nga Çuçka në minutën e 65’ të sfidës. Atëherë kur mendohej se mbaroi gjithçka, ishte Nasr ai që siguroi përmbysjen spektakolare të korçarëve, duke i dhënë tre pikët ekipit të tij.

Me këtë fitore ,Skënderbeu ruan vendin e parë me 34 pikë, i shkëputur nga rivalët, ndërsa Lushnja shpreson të dalë nga zona e rënies, ku ndodhet në vendin e 10-të me 12 pikë.

REZULTATI:

Skënderbeu 4-3 Lushnja

Estrela 14’, Abidoun 40’, Çuçka 65’, Nasr 90+7′ / Kamissoko 2’, Kaçanolli 16’, Ribaudo (P) 45+2’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta