Testamenti 10 milionë euro i prezantuesit italian/ Pasuria ndahet mes fëmijëve dhe sekretares, por “dhurata” ende nuk është pranuar, ish-gruaja e quan…
Këngëtarja e njohur, Jessie J kritikoi ashpër ish-të dashurin e saj Channing Tatum, duke shokuar ndjekësit pasi e quajti atë një ‘bishë’ dhe paralajmëroi se ‘karma do të vijë një ditë’.
Krijuesja e hitit Price Tag, publikon sot albumin e saj të ri, ‘Don’t Tease Me With A Good Time’, pasi u rikthye në muzikë mes betejës së saj me kancerin.
Jessie iu nënshtrua një operacioni në qershor si pjesë e trajtimit të saj për kancerin e gjirit, megjithatë më vonë ajo i informoi fansat se do të kishte nevojë edhe për një operacion të mëtejshëm. Tani, është raportuar se një klip i saj i fundit shënjestron ish-të dashurin e këngëtares, yllin e Magic Mike, Channing, me të cilin ajo ishte në lidhje nga viti 2018 deri në vitin 2020.
Sipas The Sun, Jessie bëri një vërejtje të ashpër në këngën Threw It Away, duke e quajtur atë një ‘bishë’. Ajo këndon: ‘E vura zemrën time në tryezë, atëherë u bë e pakëndshme. Por oh, ajo karma do të vijë një ditë, sepse të dhashë dashurinë time dhe ti e hodhe tutje.’ Më vonë shton:
“Mos guxo ta rishkruash historinë. Unë jam e bukura, ti je bisha.” Këngëtarja nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Channing por në një event së fundi ajo është shprehur se: “Këtë këngë tjetër e shkrova në vitin 2020 me Ryan Tedder dhe mund ta kuptoni se me kë po dilja në atë kohë”./TAR
Top Channel