Tensioni në bazën e PD/ Sinjalin nga debati në Kamëz, Berisha: Analiza u vonua sepse pritëm raportin e OSBE

27/11/2025 13:59

Sali Berisha nuk e ka ende ilaçin si të shërojë partinë nga  disfata elektorale. Analiza e vonuar ka  nxitur zëmërim në bazë, por kryedemokrati e ka një justifikim.

“Vonesa e analizës, e diskutimit në parti për farsën elektorale dhe grabitjen e zgjedhjeve, ka pasur vetëm një shkak madhor, dhe ky shkak ka qenë pritja e publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR”, u shpreh Berisha.

7 muaj pas humbjes së zgjedhjeve, gjendja  e strukturave nuk është në ditën e saj më të mirë. Anëtarësia ka kritika për lindershipin e partisë dhe shkëndijën e parë e dha mbledhja e kryesisë së zgjeruar te degës se PD në Kamës.

Pakënaqësive në baze,  Sali Berisha u përpoq ti japë  ngjyrimet e një debati konstruktiv.

“Por unë garantoj dhe ka filluar debati në bazë, janë krijuar grupet e punës, është formuluar udhëzuesi dhe mbi bazën e tij në të gjithë PD-në do të bëhet një diskutim me synimin më kryesor të një forcimi të kësaj partie për betejën vendimtare kundër narkoregjimit tani”, tha Berisha.

Para se te zbresë vete ne bazë Sali  Berisha po teston nervin e strukturave me te besuarit e tij  ndërsa premton  ringritjen e partisë  për betejën  finale me Edi Ramën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta