Federata Botërore e Xhudos ‘ndez dritën jeshile’; sportistët rusë rikthehen të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre
Sezoni i skive 2025/26 u mbyll përpara kohe për kampionen zvicerane Lara Gut Behrami. Federata Zvicerane e Skive bëri të ditur se 34 vjecarja ka pësuar dëmtim të rëndë në gjurin e majtë pas një incidenti të pësuar gjatë stërvitjes në SHBA.
Ekzaminimet konfirmuan diagnozën; dëmrim të ligamenteve të gjurit për kampionen Olimpike në Super G që do të thotë se Lara Gut Behrami i thotë lamtumirë Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të vitit të ardhshëm dhe se Lara Colturi jonë do të ketë një rivale më pak. Gjithsesi, Lara Gut Behrami që në realitet kishte planifikuar të mbyllte karrierën pas këtij sezoni, tani lë gjithcka të hapur dhe për momentin do të përqendrohet te ndërhyrja kirurgjikale që do të kryejë javën e ardhshme dhe më pas te riaftësimi i saj.
‘I kisha imagjinuar muajt pasues ndryshe dhe mezi prisja të niste pjesa tjetër e sezonit të skive-deklaroi Lara Gut Berhami-së fundmi kemi parë evente dramatike në sportin tonë, aksidente me vdekje që kanë përfshirë sportistët e rinj. Besoj se një dëmtim në gju, sado i komplikuar mund të jetë, nuk mund të konsiderohet një tragjedi. Objektivi im është të rikuperohem plotësisht nga ky dëmtim dhe të rikthehem plotësisht te niveli im i paraqitjeve. Vetëm atëherë do të di se cfarë më rezervon e ardhmja’.
Ndërsa trajneri i skuadrës së skive të vajzave të Zvicrës, Beat Tschuor pohoi se Lojërat Olimpike Dimërore të 2026 në atdheun e dytë të saj, Itali, ishin objektivi i fundit i madh i Lara Gut Behramit dhe se ky dëmtim i rëndë është akoma më i hidhur. Ai i uroi skiatores që ndërhyrja kirurgjikale dhe procesi i riaftësimit të saj të kryhen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shtoi se mungesa e saj në Milano Cortina është një goditje e rëndë për skuadrën zvicerane të skive.
Top Channel