E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona vazhdon të jetë në dyshim dhe në ditët e fundit është folur shumë në media në lidhje me situatën kontraktuale të 37 vjecarit.

Një prej informacioneve që u publikuan ishte ajo e gazetarit turk Sercan Hamzaoglu, sipas të cilit Fenerbahce kërkoi të marrë polakun që në merkaton e janarit duke i ofruar një kontratë deri në 2027, ndërkohë që u publikuan edhe lajme në lidhje me interesimin edhe të Milanit për Lewandowskin për sezonin e ardhshëm.

Në këtë pikë, Milani duket se ka shpresa për të arritur te polaku teksa është ë pritje të vendimit të Robert Lewandowski. Por përsa i përket mundësisë së kalimit të tij te Fenerbahce, duket se ky opsion përjashtohet. Kështu  deklaron gazetari gjerman i specializuar në merkaton e transferimeve Florian Pettenburg.

‘Fenerbahce ka shfaqur interes konkret për Robert Lewandoswskin për sesionin dimëror të merkatos, por sulmuesi e ka rëfuzuar-tha Plettenburg në rrjetet sociale-ai dëshiron që të qëndrojë te Barcelona të paktën deri në qershor dhe nuk e mendon largimin në janar. E ardhmja e tij është e hapur me futbollistin që I skadon kontrata në 30 qershor të 2026’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta