Sot luhet ndeshja e dy klubeve të vetme shqiptare në kompeticionet europiane, Dritës dhe Shkëndijës, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit janë skuadra pritëse këtë herë, për ndeshjen e katërt të kësaj faze të Conference League që do të luhet në stadiumin kombëtar të Prishtinës, “Fadil Vokrri” në orën 21 dhe do të trasmetohet si gjithmonë në Digitalb.

Ekipi i Zekirija Ramadanit është në një formë të mirë në kampionat, por e ka nisur mirë edhe në Ligën e Konferencës pasi ka dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet e para. Kështu, “Intelektualët” siç quhen ndryshe lojtarët e Dritës, janë të gatshëm për këtë ndeshje dhe duan ta vazhdojnë serinë pozitive me një fitore ose së paku një barazim.

“Kemi presion. Luajmë para tifozëve tonë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare. Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që i gjithë grupi është në dispozicion, përveç Mesas, që do të mungojë edhe një kohë të gjatë. Vijmë nga një fitore në Dublin, atje ku shkuam me shumë mungesa, pa katër sulmues. Morëm rezultat pozitiv, por do të jetë më vështirë se në Dublin. Kam besimin tek ekipi im duke u bazuar te stërvitjet që kemi bërë. E kemi bërë analizën, i kemi shpërndarë gjitha informatat, ekipi nesër do të jetë super i motivuar”, ka thënë mes të tjerash Ramadani.

Në formë të mirë është edhe ekipi i Jeton Beqirit, pasi ka një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës, kështu që duan rezultat edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Jeton Beqirit në prag të takimit deklaroi: “Përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër, duke analizuar dhe respektuar maksimalisht kundërshtarin edhe pse realisht bëhet fjalë për një ndeshje vërtetë historike.

Një përballje e madhe mes dy klubeve shqiptare, të Gjilanit dhe Tetovës, një festë futbolli dhe krenarie që vjen pikërisht në këtë fund nëntori, kur janë edhe festat kombëtare të të gjithë shqiptarëve, që do të vijë drejtpërdrejtë në nga stadiumi i Prishtinës, “Fadil Vokri”, nga ora 21:00 dhe në shtëpitë tuaja si gjithmonë nëpërmjet Digitalb.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta