Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar Deputeti socialist Erion Braçe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë, për projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, u ndal tek diferencimi që po bëhet mes deputetëve dhe drejtorëve, me pozicione në institucionet shtetërore.
Ai u shpreh se në momentin që menaxhohen interesa të drejtpërdrejta, si deputeti ashtu edhe drejtori i një institucioni, duhet të jenë të barabartë në raportimin e stilit të jetesës e të ardhurave.
“Domethënë fusha e veprimit të një deputeti është e përcaktuar qartë në kushtetutë. Ndërkohë një deputet nuk është njësoj me një drejtor, që menaxhon interesat e drejtpërdrejta, por nuk është as i njëjtë as me një agjenci ekzekutive qeveritare. Një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10-12 vitesh, ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, tendera e me radhë, nuk shkon ndalimi. Kur kemi diskutuar për këtë gjë në një komision të krijuar në parlament në fillim të këtij viti… ta lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona, vetëm një vit… nuk shkon.
Koha e konfliktit të tyre të interesit pasi dalin nga puna, nuk mund të ngelet një vit për të gjithë. E dyta gjë që kam, ka disa gjëra këtu që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen atje përtej, se atë po i thoja një kolegu këtu matanë, që ka pantallona me arna që janë në modë dhe bëjnë 400 euro, si do të përcaktohet ky stili i jetesës, ka tuta që bëjnë 1000 euro ka dhe ato që bëjnë 50 euro. Ka disa gjëra që mund të krijojnë konflikte mes nesh. Deputetit tuaj i ndalohet të kryejë çdo detyrë tjetër, do të japë vetëm mend, veç kësaj nuk do t’i lejohet gjë.
Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka tokë, do ta shfrytëzojë. Çfarë do të bëjë tani ai, të marri punëtorë që të shfrytëzojë tokën. Nuk ka sens. Për sa kohë deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të Tatimeve dhe Doganave. Të gjithë i turren deputeti-deputeti po ujku vazhdo ujku atje që të than”, tha Braçe.
Top Channel