Noka u përplas me demokraten, reagon ish-deputeti i PD: Demokratët s’janë vartësit e tu, butakët rreth teje po dëmtojnë partinë

27/11/2025 15:49

Myslim Murrizi, ish deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar pas përplasjes së Sekretarit të PD, Flamur Noka me demokratët e Kamzës gjatë një takimi.

Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot”.

Murrizi shprehet se sjellja e Nokës, Berishës dhe njerëzve që ata mbajnë rreth vetes, po e dëmton shumë PD-në

Duhet që t’i lërë demokratët të flasin sepse kjo forcë politike është krijuar pikërisht nga njerëz të lirë, me dinjitet dhe plot kurajo që në Dhjetor 90 dhe do të vazhdojë të ekzistojë po falë tyre”, shprehet Murrizi.

Reagimi i plotë:

Pak me ngadal Flamur

Freno nese nuk ke djeg komplet ferrotat se nuk ta kan fajin DEMOKRATET qe prej vitit 2013 je bere deputet pa u votuar nga Qytetaret duke u mbyllur me lista sipas kodit zgjedhor bastard te bylykbashizuar

Antaret e PD nuk jan as vartes Tuaj e as paguhen, por jane idealist, kurajoz dhe njerez qe kan sakrifikuar plot mundim nga vetja per çdo betej qe ka bere PD ne 35 vite

Ti paguhesh Flamur prej vitit 2005 nga kontributi dhe sakrifica e Tyre
Leri te flasin Flamur mos u bej si Muho Asllani apo Hekuran Isai se PD eshte krijuar nga njerez te lire me dinjitet dhe plot kurajo ne dhjetor 1990 dhe do ekzistoj fale Tyre

Nga heshtja dhe servilizmi kemi 12 vjet ne opozit dhe sot jemi ne ditet me te veshtira te 35 viteve ekzistence jo nga debati dhe mendimi ndryshe

Qetesohu Flamur se ne PD sejcili ka ardhur per bindjet, programin idealizmin dhe shpresen per nje qeverisje me te mire se e funderrinave qe qeverisin sot e qe kane masakruar kete popull ne 45 vite komunizen jo pse je ti sot sekretar apo pse eshte Berisha kryetar apo Gazi me Gjekmarkajn dhe Bylykbashi nenkryetar

Nuk i ben asnje dem PD kjo ZONJE e Nderuar dhe çdo ZE i tille qe buron nga shpirti rrebel i çdo DEMOKRATI ne çdo cep te Shqiperis

PD e demton jasht mase sjellja jote Flamur dhe e atij rrethi te ngushte butakesh rreth teje e Berishes qe nuk ju ka votuar askush ne kater pal zgjedhje e ngrifeni sikur ju keni ne dor jeten kujdo qe mendoni se eshte vartes i juaj pse eshte antar i PD apo OPOZITAR me Ramen

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta