Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 75 persona kanë humbur jetën, rreth 300 ende të zhdukur
Kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, ish deputetë dhe anëtarë të votuar brenda strukturave u mblodhën për rreth tre orë për të diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.
Pjesëmarrësit kanë qenë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti më i votuari në Tiranë, Hysen Kadiu me që rezultati e nxori të parin e më të votuar në Primaret e Tiranës e u la jashtë listave, Aulon Kalaja më i votuari në listën e hapur Durrës, Gent Cela më i votuari Qarku Fier, Qani Xhafa i Elbasanit, Ted Kopliku më i votuari Qarku Shkodër, Xhemal Gjunkshi Qarku Dibër, Alma Kore më e votuara Qarku Gjirokastër, Parid Mahmutaj më i votuari Qarku Berat, Nada Daullja Qarku Vlorë dhe një sërë kandidatësh të votuar dhe fituesit e primareve.
Sipas burimeve nga takimi, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik.
Mësohet se diskutimet u fokusuan mbi rikthimin e ADN-së fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar.
“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë,” thanë burimet nga takimi.
Ky takim vjen në një moment kur në bazën e demokratëve janë shfaqur hapur pakënaqësitë për mënyrën se si po bëhet opozitë, por edhe humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.
Top Channel