Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u liruar
27/11/2025 14:23
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u liruar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sot ishte parashikuar të mbahej seanca paraprake ndaj Metës, e cila u shty për në datën 5 dhjetor.
Prej më shumë se një viti kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli.
Top Channel