Federata Botërore e Xhudos ‘ndez dritën jeshile’; sportistët rusë rikthehen të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre

27/11/2025 13:44

Sportistët rusë të xhudos do të rikthehen të garojnë nën flamurin dhe me himnin e tyre kombëtar në Grand Slam të Abu Dhabit që nis këtë të premte. Federata Ndërkombëtare e Xhudos vendosi t’i japë fund masës ndëshkuese ndaj sportit rus pas pushtimit të Ukrainës në shkurtin e 2022.

Për më tepër në atë vit IJF e kishte shkarkuar presidentin Vladimir Putin nga detyra e presidentit të nderit të këtij organizmi.

Tani, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, votoi pro lejimit të pjesëmarrjes së xhudistëve rusë në kompeticione me flamurin, himnin dhe të gjitha simbolet kombëtare, një vendim që hyn në fuqi duke nisur që nga Grand Slam i Abu Dhabi e në vijim

‘Sportistët nuk kanë asnjë përgjegjësi për vendimet e qeverive apo institucioneve të tjera kombëtare dhe është detyra jonë të mbriojmë sportin dhe sportistët tanë-shpjegon IJF me president Marius Vizer.

Deri tani shumica e Federatave sportive botërore si dhe IOC për Lojërat Olimpike, ka lejuar pjesëmarrjen e sportistëve rusë si neutralë, pa flamur dhe himn dhe vetëm nëse nuk janë të përfshirë aspak në pushtimin rus të Ukrainës me mbështetje morale apo si pjesë e trupave ushtarake.

‘IJF ka kaluar një periudhë domëthënëse presioni gjeopolitik me përgjegjësi të matur, duke garantuar që familja e xhudos të vazhdojë të jetë e bashkuar, sigurinë dhe barazinë në kompeticione për të gjithë sportistët e të gjitha kombeve-vijon ndër të tjerat komunikata e IJF-duke parë zhvillimet e fundit, e shohim të volitshme  lejimin e pjesëmarrjes së sportistëve rusë në kushte të barabarta. Historikisht, Rusia ka qenë një vend lider në xhudon botërore dhe parashikoher që rikthimi i plotë i saj të pasurojë kompeticionet në të gjitha nivelet në bazë të princilit të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe respektit të IJF’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta