Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë një vendim të ashpër pas akteve të dhunës të evidentuara në ndeshjen Partizani–Vllaznia 1-1 të 23 nëntorit 2025.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, raportimeve zyrtare dhe konsultimit me Policinë e Shtetit, organi disiplinor ka vendosur të ndalojë pa afat hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë për tifozin Artur Xhemal Alibashi, duke kërkuar zbatim të menjëhershëm nga të gjitha klubet dhe institucionet përkatëse.

Vendimi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.
  2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta