Dosja ‘Balluku’ në Kushtetuese/ Vangjeli në Top Story paralajmëron “lëvizje të tjera”, juristi: SPAK dhe Gjykata janë në të drejtë ligjore
I ftuar sot në “Top Story” nga Grida Duma, Ilir Alimehmeti, kandidati i dytë më i votuar i PD-së në zgjedhjet e 11 majit dha komentin e tij për situatën aktuale të Partisë Demokratike si dhe mbledhjen e sotme me kandidatët më të votuar të bazës së partisë.
Kur u pyet për debatin që ndodhi në një mbledhje të PD-së në Paskuqan, ku Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka përjashtoi nga mbledhja një anëtare të kryesisë së partisë në zonë e më pas u përjashtua edhe nga grupi i njoftimeve në Whatsapp, Alimehmeti tha: “Unë nuk kam dijeni sepse mos gaboj është zonës së Paskuqanit. Nëse ka ndodhur nuk e përcaktoj dot si të pranueshme sepse janë këta njerëz që kanë kontribuar gjithë këto vite në PD, madje është monumentale sepse ka punuar 12 vite në opozitë. Është e papranueshme.”
Sakaq, Alimehmeti gjithashtu komentin e tij se si, grupimi i sotëm do vijojë më tej rrugën drejt rindërtimit dhe analizës së brendshme të Partisë Demokratike.
“Duhet dhe rruga institucionale dhe për këtë ishte i pranishëm edhe Salianji që është pjesë e kryesisë së PD, ishte i pranishëm që të përcjellë fjalët dhe mendimet tona tek kryesia. Mendoj që pa garë fillimisht brenda partisë, nuk mund të dalim para elektoratit dhe aq më tepër para PS-së. Ideja është që të tentojmë fitoren, jo të menaxhoj
Për sa i përket si kanë qenë zgjedhjet unë i drejtohem raportit të OSBE Odhir që ishte shumë i qartë: “Duhet ndarë partia nga shteti”. Por PD duhet të reagonte shumë fort, formën patjetër duhet ta gjejë struktura drejtuese, pastaj baza e mbështet. Sot këtë formë nuk e kemi, jemi të konfuzuar. Nga krahu tjetër ama, ne duhet të bëjmë dhe një analizë të fitores, jo vetëm analizën e humbjes sepse kishim edhe zona ku dolëm fitues. Kjo duhet bërë me aktorët që ishin në terren, nuk e bën dot këtë vetëm kryesia. Marrim rastin e Krujës që u fitua pas 18 vitesh. Dhe këtu vijmë tek reforma administrative dhe meqë jemi te Kruja, më parë Kruja kishte 4 deputetë në legjislaturë, sot s’ka asnjë.
Metodologji të njëjta nuk sjellin dot rezultate të ndryshme. Nuk kemi nevojë të shohim se ku na çon kjo rrugë sepse e dimë shumë mirë. Për shkak të interesit të madh për ndryshim, na kanë ardhur shumë kërkesa nga kandidatë të tjerë që donin të ishin të pranishëm dhe ne i mirëpresim të gjithë të marrin pjesë në mbledhjet e ardhshme.
Dua të them dhe diçka tjetër, Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Për pjesën e rindërtimit të partisë duhet ndjekur një proces hap pas hapi. Librat e shenjtë thonë që gjithçka fillon nga fjala dhe ne jemi parti e fjalës së lirë”, u shpreh Alimehmeti.
Top Channel