Debati në degën e PD në Kamëz, reagon demokratja që u përplas me Nokën: Pas mbledhjes më përjashtuan nga grupi i njoftimeve të Kryesisë

27/11/2025 20:26

Ka reaguar pas debatit me Sekretarin e PD, Flamur Noka gjatë një takimi në Kamëz, demokratja Anila Aliaj ka reaguar sot në një njoftim në Facebook, ku njofton se është përjashtuar nga grupi për njoftim të anëtarëve të Kryesisë.

“Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë. Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë. Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë”, shkruan ajo.

Më tej shton se: Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mos­përfilljen dhe faqen e zezë. Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie. Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta