Në futbollin evropian kemi parë shpesh euroderbe të tilla si Inter-Milan apo Real Madrid-Barcelona, por këtë vit është rezervuar një i tillë mes dy skuadrave shqiptare. Është Conference League ajo që e ofron këtë mundësi teksa vë përballë, Dritën e Gjilanit me Shkëndijën e Kosovës.

Është një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të fitojë teksa kjo sfidë shihet edhe si një festë e të gjithë shqiptarisë. Si Drita ashtu edhe Shkëndija janë debutuese në fazën e Ligës në këtë kompeticion dhe do të kërkojne të vazhdojnë të mahnisin me paraqitjet e tyre. Padyshim që interesi për këtë përballje interesi është i madh teksa raportohet që janë shitur 10 mijë bileta, ndërkohë që kjo sfidë do të transmetohet edhe në platformën Digitalb.

Sfida mes Dritës dhe Shkëndijës është një përballje mes skuadrave me vlerë të përafërt në merkato. Sipas portalit të specializuar Transfermarkt, skuadra kampione e Kosovës ka një vlerë prej 6.58 milionë euro, ndërsa Shkëndija vlen 7.1 milionë euro. Në mënyrë pak më të detajuar, te Drita futbollisti më i shtrenjtë është Albert Dabiqaj,  që ka një vlerë me 600 mijë euro, ndërsa te Shkëndija e Tetovës, futbollisti më i shtrentjë është Klisman Cake, që së fundmi u grumbullua edhe me kombëtaren shqiptare, me mbrojtësin që ka një vlerë prej 700 mijë euro.

Drita dhe Shkëndija pas 3 raundeve të parë të Conference League janë respektivisht në vendin e 13 dhe të 21 me 5 dhe 4 pikë dhe një fitore do të rrisë më shanset dhe moralin për ndeshjet e mbetura. Në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Drita ka regjistruar 7 fitore, 2 barazime dhe një humbje. Ndërsa Shkëndija ka 5 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje në 10 sfidat e saj në kampionat dhe Conference League

Drita dhe Shkëndija do të kërkojnë të bëjnë historinë dhe të kalojnë përtej Fazës së Ligës në Conference League dhe të behen skuadra e parë shqiptare në fazën me eliminim direkt. Në të kaluarën Skënderbeu dhe Ballkani, në dy raste kanë mundur të arrijnë në fazën e grupeve në Europa League dhe Conference League, por asnjëra prej tyre nuk kanë mundur dot të kalojnë në fazat me eliminim direkt, dicka që kërkojnë ta bëjnë Drita dhe Shkëndija.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta