Plagosi me thikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, pranga 14-vjeçarit në Durrës

26/11/2025 08:32

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një konflikti mes të miturve.

Policia njofton se autori i dyshuar, një 14-vjeçar, është lokalizuar dhe vënë në pranga pas disa orësh kërkimesh.
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”. Nga hetimet paraprake rezulton se debati mes dy adoleshentëve degjeneroi në dhunë, ku 14-vjeçari dyshohet se goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. I mituri i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit në zonë, policia arriti të gjente dhe sekuestronte edhe mjetin prerës që dyshohet se u përdor në ngjarje.
14-vjeçari u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB