“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”, Berisha tregon bisedën me Dritan Priftin: I thashë, sa të dalë nga zyra ime ta…

26/11/2025 13:40

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të pyetet për 21 janarin, pasi ka dëshmi që mund ta ndihmojnë zbardhjen e asaj ngjarje.

I pyetur për këtë kërkesë të Metës, lideri i opozitës, Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që aleati i tij, tashmë në paraburgim, të ketë informacione pasi deri pak ditë përpara ngjarjes ka mbajtur postin e zv.kryeministrit.

“Se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën tim dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër”, thotë Berisha.

Kreu i PD-së ka treguar edhe një bisedë me Dritan Priftin pak ditë para 21 janarit, kur nuk kishte dalë ende video e përgjimit mes këtij të fundit dhe Ilir Metës në zyrën e ministrit të Energjetikës.

“Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim.

Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre.

Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng”, thotë Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta