Incident në Kamëz/ Debat në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Noka përplaset me anëtaren

26/11/2025 23:39

Humbja e 11 majit dhe mungesa e analizës ka krijuar tensione në bazën e Partisë Demokratike.

Sali Berisha ka urdhëruar deputetet të zbresin në terren, por lidershipi po haset me përplasje.

Mbledhja e kryesinë e zgjeruar të degës së PD në Kamëz-Paskuqan ku ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi është shoqëruar me debate, pasi njëra prej anëtareve të Kryesisë i ka kërkuar përgjigje numrit dy të partisë se pse primaret nuk janë zbatuar siç parashikon statuti ai dhe ka shprehur shqetësim për anashkalimin e bazës në vendimmarrje.

Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit  të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta