Përsëritet ngjarja/ Tragjedia me Martin Canin nuk u bë mësim, një tjetër nxënës plagoset një vit më pas
Apeli i GJKKO la në qeli ish-ministrin Lefter Koka, i cili kërkoi lirimin.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.”, thuhet në njoftim.
Top Channel