“Hajde mendje hajde”/ Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD: Më dënoni për sjellje të keqe

26/11/2025 14:21

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është përfshirë në një debat me ish-ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.

Opozita kërkon që ministrja e Arsimit të thirret për dëgjesë, kërkesë e cila u kundërshtua nga Manastirliu, e cila tha se fillimisht duhet të kalojë për votim.

Manastirliu: Nuk thamë që nuk e duam ministren, thamë ministrja do të vijë në dëgjesë në momentin që ne të kemi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Nëse ju e doni ministren për çështje të tjera, t’i diskutojmë dhe të vendosim nëse do të vijë apo jo. Ju përdorët këtë kërkesë tuajën dhe sot e keni të paqartë pse e thërrisni ministren. Ne po ju themi që të presim përgjigje dhe mbledhjen e ardhshme ta diskutojmë dhe ta hedhim në votim. Vendimmarrja juaj për ta hedhur në votim është e njëanshme. Ne nuk e mbaruam diskutimin.

Boçi: Po po kuptova, hajde mendje hajde. Hajde hajde ku ka arritur Parlamenti

Manastirliu: Nuk ju lejoj që të flisni në këtë gjuhë?

Boçi: Si është gjuha ime? Si ato green masat që përmendet pak më para

Manastiliu: ‘Hajde mëndje hajde’, çfarë është kjo?

Boçi: E mbarove fjalën për procedurën, por ju mbaroi afati. Po sillem shumë keq. Propozimi im është të thirret ministrja e arsimit. Ky është propozimi im. Propozoni dënim te byroja e hetimit të Kuvendit, më përjashtoni ca ditë, kush nuk ju përjashton e dënoni. Kam sjellje shumë të keqe.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta