“Moti dhe korrupsioni shkatërruan pronat e mijëra qytetarëve”, Berisha: Dëmet janë kolosale

26/11/2025 13:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët foli për pasojat e motit të keq dhe korrupsionit në vend.

Ai tha se gjatë kësaj jave janë dëmtuar qindra hektarë sera, mijëra kokë bagëti, si dhe infrastruktura e fshatrave në të katër anët e Shqipërisë.

Moti dhe korrupsioni në sinergji, në bashkëveprim, kanë pasur këtë javë efekte shkatërrimtare mbi pronat e qindra dhe mijëra qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit.

Dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën, të cilat mediat i kanë paraqitur gjerësisht, por janë mijëra kokë bagëti, janë qindra hektarë sera, janë infrastrukturë e vogël e fshatrave, të rrënuara si asnjëherë në mote më parë.

Këto mote, këto shira të mëdha, dëshmuan infrastrukturën fiktive në këtë vend, ose ineksistente, kundër përmbytjeve.

Investimet janë në të katër anët e vendit në sistemin e kanalizimeve, por kanalet janë të mbyllura, janë të mbushura, dhe ato nuk ka kush t’i hapë sepse paratë për mirëmbajtjen e tyre vetëm vidhen.
U bënë virale në Shqipëri dhe në mbarë botën pamjet e rrugës së sapoinauguruar Qukës- Qafë Pllocë, pamjet e rrugës Kardhiq-Delvinë, pamjet e Rrugës së Arbrit, pamjet e rrugës Korçë-Ersekë, të gjitha të inauguruara vitin e kaluar ose gjatë këtij viti.

Pra, pas një periudhe shumë të shkurtër inaugurimi, u shembën njëra pas tjetrës.“, u shpreh Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta