Detaje nga sherri mes gjimnazistëve në Durrës, i mituri është qëlluar me thikë pranë zemrës
Atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës ende nuk janë gjetur. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kane fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.
Siç shihet nga kjo foto dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kanë parkuar në kthesën e rrugës Misto Mame. Ata janë me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele .Sapo kanë parë makinën BMW të zeze te Julian Sulës që hyri në këtë rrugë ata zbresin nga mjeti dhe gjuajnë njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë. Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës kalon me shpejtësi.
Mesa duket 45-vjeçari i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtësi makinës duke i shpëtuar mrekullisht plumbave. Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kane prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.
Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoj në lokalin e tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoj të mjekonte këmbën në spital.
Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona në lidhje me ngjarjen por edhe të afërm të 45-vjeçarit.
Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe përfshirjen në politikë.
Julian Sula ishte një person i cili prej 2 vjetësh lëvizte lirshëm në Lushnje madje edhe në këmbë. Mjetet qe ai përdorte ishin here të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje
Top Channel