Ballkani gjen më në fund pasuesin e Orges Shehit. Klubi nga Suhareka vendosi t’i besojë drejtimin e skuadrës kroatit Mislav Karoglan, që në të njëjtën kohë bëhet edhe trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e skuadrës nga Kosova, pas 4 sezonesh të suksesshme nën drejtimin e trajnerëve shqiptarë.

Ballkani doli me një komunikatë zyrtare me anë të së cilës bën të ditur se Karoglan ka nënshkruar  një kontratë  për dy vjet e gjysmë. Në moshën 43 vjecare, Mislav Karoglan është një trajner me eksperiencë, gjë që ai pritet ta sjellë edhe te skuadra e Ballkanit.

Në këtë mënyrë u mbyll zyrtarisht edhe aventura e Orges Shehit në stolin e skuadrës nga Suhareka, pas problemeve administrative, vonesë pagash dhe bllokim të merkatos.

Mislav Karoglan, në karrierën e tij si trajner ka drejtuar klube si Hajduku i Splitit në kampionatin kroat si dhe skuadrën kampione të Moldavisë, Sheriff të Tiraspolit, me këtë të fundit ka marrë pjesë edhe në kompeticionet evropiane. Po kështu në kurrikulumin e tij ai ka edhe eksperiencë me skuadra të tjera kroate si Zadar dhe Istra 1961.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta