Një triumf mes ngricës norvegjeze, Spalletti: Fitore e merituar, por tani duhet vazhdimësi
Cështja e rinovimit të kontratës mes Realit të Madridit dhe Vinicius po komplikohet gjithnjë e më shumë.
Një ditë më parë u fol se sulmuesi braziliani kishte komunikuar klubit madrilèn se nuk do të rinovojë kontratën që skadon në 2027, ndërkohë që ‘The Athletic’ zbulon disa detaje të reja që kanë të bëjnë me pretendimet e futbollistit.
Aktualisht Vincius ka me Realin e Madridit një kontratë me pagë prej 18 milionë euro në vit, por palët janë larg për shifrën e rinovimit. Reali i Madridit i ka ofruar futbollistit 20 milionë euro neto në sezon, një propozim që Vinicius nuk e pranoi duke e konsideruar të pamjaftueshme.
Klubi i kërkoi futbollistit të bëjë një kundërofertë dhe përfaqësuesit e Vinicius i rritën shumë pretendimet teksa kërkuan një kontratë me pagën më të lartë që është dhënë ndonjëherë nga klubi, e ngjashme me atë që përfitonte Cristiano Ronaldo në kohët e tij.
Kërkesa është për një paketë totale prej 30 milionë euro në sezon. Kjo shifër monstruoze përfshin pagën bazë, bonuset për paraqitjen, bonusin për firmën e rinovimit. Përballë këtyre kërkesave tratativat tashmë janë më të bllokuara se kurrë.
Top Channel