Aktorja e njohur u ‘masakrua’ në rrjet, të gjithë dalin në mbrojtje të saj, çfarë ka ndodhur?
Gjatë një koncerti të turneut të tij “Blue Electric Light” në Brisbane, Australi, Lenny Kravitz përjetoi një situatë të papritur kur një fans e tërhoqi nga koka, duke i kapur flokët.
Muzikanti 61-vjeçar e përshkroi momentin në një video të publikuar në Instagram, duke thënë se ishte një përvojë ‘e çmendur’ dhe shumë e dhimbshme. Megjithatë, Kravitz theksoi se ky incident nuk do ta ndalonte nga kontakti me publikun.
Koncerti në Brisbane ishte pjesë e turneut të tij për promovimin e albumit të 12-të “Blue Electric Light”, duke përfshirë edhe shfaqje në qytete të tjera të Australisë dhe në Zelandën e Re. Kravitz tha se kthimi në Australi dhe vizita e parë në Zelandën e Re e mbushin me energji pozitive dhe falënderoi publikun për mbështetjen e tyre.
Top Channel